Shqipëria
Përfundon dita e parë e konferencës për Diasporë
Në panelin e historiografisë u prezantuan çështje me rëndësi për sfidat dhe problemet e historisë kombëtare
Në ditën e parë të konferencës së diasporës, të mbajtur në Tiranë, diskutimet u ndanë në gjashtë panele tematike, me fokus fushën e arsimit, historiografisë, mjekësisë, drejtësisë, gjuhës dhe kulturës shqipe si dhe ekonomisë.
Panelet ishin të orientuara në këto fusha specifike, aty ku edhe studiuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit janë të angazhuar më tepër.
Studiuesit shqiptarë diskutuan për problematikat specifike, mundësitë për përmirësimin e tyre dhe krijimin e një bashkëpunimi reciprok për të dhënë kontribut në trevat shqiptare.
Në panelin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor u diskutua për infrastrukturën e arsimit shqiptar, paneli i mjekësisë u përqendrua te një nga problemet më emergjente që ka mjekësia shqiptare sot, migrimit i mjekëve dhe infermierëve.
Në panelin e historiografisë u prezantuan çështje me rëndësi për sfidat dhe problemet e historisë kombëtare.
Në fund të kumtesave të secilit panel, drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Soana Jaupllari, paraqiti konkluzionet.
Gjithashtu ajo u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimin shkencor të rezultateve të arritura nga ndërmarrja e studimeve në disa fusha lehtësimin e komunikimit ndërmjet kërkuesve dhe profesionistëve të kualifikuar shqiptarë dhe atyre në Diasporë, por edhe krijimin e një ambienti të favorshëm për forcimin e marrëdhënieve midis institucioneve akademike shqiptare dhe atyre të huaja.
Nesër, në ditën e dytë do të zhvillohen pesë konferencat shkencore që janë: Konferenca e Shkencave të Filologjisë, Historisë dhe Kulturës; Konferenca e Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Sociale; Konferenca e Shkencave të Bujqësisë; Konferenca e Shkencave të Natyrës dhe Mjedisit, si dhe Konferenca e Shkencave të Mjekësisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













