Lajme
Eksperimenti i madh: Sa persona u infektuan me COVID-19 në koncert?
Skena të “pabesueshme” nga Spanja janë bërë virale. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë persona që janë mbledhur në një koncert në Barcelonë, që është organizuar më qëllim të kryhen hulumtime sa i përket përhapjes së coronavirusit nëpër ngjarje të mëdha.
Të gjithë vizitorët në hyrje janë testuar ndaj COVID-19 dhe është dashur gjatë tërë kohës të bartin maska. Por, nuk kanë qenë të detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. E nga tribuna i ka argëtuar grupi Love of Lesbian.
E rezultatet e marra së fundmi nga ky eksperiment kanë treguar se gjashtë persona janë infektuar me coronavirus në periudhën prej 14 ditëve pas mbajtjes së koncertit në Barcelonë, por incidenca ka qenë më e vogël sesa në tërë popullatën, shkruan BBC.
Nga gjashtë të infektuarit, ekspertët kanë konstatuar se katër prej tyre janë infektuar diku tjetër, e jo në koncert, ku kishin marrë pjesë.
“Nuk ka indikacione që virusi është bartur në koncert. Shpresoj që këto rezultate do të kenë ndikim në kulturën botërore dhe që muzika të dëgjohet ashtu siç e meriton”, ka thënë infektologu Josep Maria Libre.
Koncerti në Barcelonë ka qenë një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Evropë, e organizuar që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.
E një eksperiment i ngjashëm është kryer muajin e kaluar në Holandë, ku rreth 1.500 njerëz janë mbledhur në një aheng për plot dy ditë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












