Shqipëria
Përfundon konferenca dyditore për diasporën
Aktiviteti kishte si qëllim nxitjen e komunikimit mes elitës shqiptare, sjelljen e përvojës së studiuesve në diasporë në vend dhe lidhjen me studiuesit shqiptarë
Ky takim për herë të parë këtë vit është organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në bashkëpunim me institutin Alb-Shkenca dhe mbështetjen e veçantë të ministrit të Shtetit për Diasporën.
Programi ishte i ndarë në panele që u zhvilluan në ditën e parë dhe konferencat në ditën e dytë, të cilat u ndanë në bazë të fushës së studimit të kërkuesve shkencorë shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Në ditën e dytë të konferencës së diasporës, të mbajtur në Tiranë, studiuesit mbarëshqiptarë prezantuan punën e tyre kërkimore sipas fushës së studimit, në një nga pesë panelet: Konferenca e Shkencave të Filologjisë, Historisë e Kulturës; Konferenca e Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Sociale; Konferenca e Shkencave të Bujqësisë; Konferenca e Shkencave të Natyrës dhe Mjedisit si dhe Konferenca e Shkencave të Mjekësisë.
Panelet ishin të orientuara në këto fusha specifike, temat e trajtuara ishin shumë specifike, ato sollën kërkime të detajuara nga sfera të ndryshme, disa nga to prezantuan raste nga Shqipëria, ndërsa një pjesë e tyre ishin të përqendruara në ndryshimet që po përjeton sot bota shkencore.
Aktiviteti kishte si qëllim nxitjen e komunikimit mes elitës shqiptare, sjelljen e përvojës së studiuesve në Diasporë në vend dhe lidhjen me studiuesit shqiptarë, për të përmirësuar situatën e kërkimit shkencor në Shqipëri, por edhe për të qenë një organizëm i rëndësishëm që sjell zhvillim në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













