Kosova
Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 është përmbyllur procesi i numërimit të votave në 46.19% të vendvotimeve.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar votat në 1,170 nga 2,533 vendvotime. Procesi i numërimit është përmbyllur plotësisht në nëntë komuna: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Në disa komuna, procesi është afër përfundimit. Në Lipjan janë numëruar 62 nga 84 kuti. Në Viti janë numëruar 61 nga 63 kuti, ndërsa në Vushtrri kanë mbetur për numërim 66 kuti nga 105 gjithsej.
Në anën tjetër, disa komuna kanë ende një numër të madh kutish të panumëruara:
Prishtina, me 186 kuti të mbetura nga 258 gjithsej.
Prizreni, me 192 kuti të pambaruara nga 236.
Ferizaj, me 101 kuti të mbetura nga 152.
Ndërkohë, në orën 16:00, ka filluar numërimi në QKN-në e komunës së Mamushës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














