Kosova
Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit
Lajçak: Duhet progres në zbatimin e marrëveshjes bazike, është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim
I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se me kryenegeciatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, bisedoi për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, përcjell albinfo.ch.
Pas takimit në Prishtinë më 5 mars, Lajçak paralajmëroi një takim të ri të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel “ditët në vijim”.
Ai tha se më 27 shkurt në Bruksel, në nivel ekspertësh u diskutua për çështjen e dinarit, por disa aspekte të rregullores është dashur të diskutohen me Bislimin.
“E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve”, tha Lajçak.
Për çështjen e dinarit, BE-ja kishte thirrur një takim më 27 shkurt, në të cilin nuk kishte marrë pjesë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, por udhëheqësit e Bankës Qendrore të Kosovës.
Rregullorja e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutën me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt.
Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë, pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Rregullorja është kritikuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se ai u mor pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet te popullata serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar













