Lajme
Përgjigjet Xhabiri: Bënë puç ndaj meje
Nëpërmjet një njoftimi për media, prof. dr, Xhabir Hamiti thotë se ligjërisht vazhdon të mbetet kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës deri më 18.10.2013
Një ditë pas shkarkimit nga detyra e kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është përgjigjur publikisht Xhabir Hamiti, duke e quajtur “puç” vendimin e djeshëm të anëtarëve të Kryesisë së BIK-ut. Ai tha se shkarkimi ka qenë joligjor, dhe i pajustifikueshëm.
Nëpërmjet një njoftimi për media, prof. dr, Xhabir Hamiti thotë se ligjërisht vazhdon të mbetet kryetar i Kuvendit të BIK-ut deri më 18.10.2013.
“Çdo nënshkrim dhe çdo procedim i çfarëdo dokumenti zyrtar të Kuvendit të BIK-ut, pa dijen time, deri në përfundimin e mandatit tim të rregullt dhe ligjor, është jolegjitim, ndërsa përgjegjësia do të bie mbi ata që marrin këtë guxim”, deklaron Hamiti.
Ndryshe, reagimi i tij pason një vendim “ad hock” të anëtarëve të Kuvendit të BIK-ut, për shkarkimin nga kjo detyrë. Arsyetimi i anëtarëve ka qenë se Hamitit nuk i ka përmbushur obligimet ligjore për çka është zgjedhor, e me theks të veçantë ka lëshuar demonstrativisht mbledhjen e djeshme të Kuvendit.
“Shfrytëzojë rastin që të njoftojë gjithë opinionin se dje në Kuvendin e BIK-së, është bërë një puç i pa precedan deri më tani, për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë që kryetari i Kuvendit, me procedurë ad-hoc, pa inicime paraprake juridike…”, deklaron Hamiti.
Sipas tij, pa konsultime të komisioneve disiplinore të kuvendit dhe atij administrativo- juridik, nuk mund të shkarkohet një kryetar nga Kuvendi. Por, Hamiti thotë se në këtë lojë, kanë gisht edhe drejtuesit e BIK-it, duke apostrofuar Myftiun Naim Tërrnava.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm se këtë nuk do ta bënin kurrë, vetëm anëtarët e Kuvendit pa inicimin, shtytjen dhe trysnin e vazhdueshme që atyre i`a kanë bërë disa nga pjesëtarët e kryesisë së BIK-së, së fundi me qëllim të eliminimi tim nga vendimmarrja”, deklaron Hamiti, militanti i islamit tradicional.
Profesori i shkencave islame, thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë i shtyrë që marrë vendime që bien ndesh më parimet e islamit. Madje, sipas tij, edhe dje ka qenë i shtyrë që ta ndryshojë Kushtetutën e BIK-ut, me të cilin t’i mundësohet Myftiut të zgjidhet më shumës se dy herë Myfti i Kosovës.
“Pavarësisht kërcënimeve, shantazheve dhe lutjeve, nuk kam pranuar që të bëjë kompromise në dëm të institucionit dhe besimtarëve mysliman. Kam kërkuar që në të ardhmen të punojmë bashkërisht, në respektimin e kushtetutës aktuale deri në zgjedhje”, deklaroi ai.
Të gjithë punonjësit, siç tha në vazhdim Hamiti, janë të interesuar që puna e tyre në BIK-së të mbështetet në ligj dhe në rregulla të mirëfillta dhe transparente.
“I sigurojë të gjithë punonjësit e BIK-së se unë legjitimisht jam ende kryetar i Kuvendit të BIK-së, deri në mandatin tim të rregullt, i cili përfundon më 18.10.2013”, deklaroi në fund të reagimit Xhabir Hamiti, kleriku që ka mbështetur në vijimësi islamin tradicional shqiptar, dhe jo atë të ndikuar nga wehabizmi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











