CH-Ballkani
Përgjysmohet numri i refugjatëve nga Ballkani
Derisa numri i përgjithshëm i refugjatëve që kërkojnë azil në Gjermani është në rritje, çuditërisht i atyre nga Ballkani ka shënuar rënie të dukshme në krahasim më muajt e kaluar.
Numri i refugjatëve nga vendet e Ballkanit që nga korriku e këndej është përgjysmuar. Kjo u konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, raporton “tagesspiegel.de”.
Në javën e fundit të gushtit, vetëm 2,586 refugjatë nga vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë kërkuar azil në Gjermani, derisa në fillim të korrikut numri i refugjatëve ishte 5.445 gjatë një jave, transmeton “albinfo.ch”.
Në fillim të këtij viti, vetëm nga Kosova kanë hyrë çdo ditë mbi 1 mijë njerëz.
Ndërkohë, në anën tjetër bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i refugjatëve që kanë kërkuar azil në Gjermani, ka shënuar rritje në këta dy muajt e fundit. Nga 17,900 që ishin në javën e dytë të korrikut, është rritur në 26 mijë në javën e javën e fundit të gushtit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis














