Lajme
Përkeqësohet moti, rebelohen emigrantët në kufirin maqedonas
Situatë e tensionuar ka qenë mbrëmë kur turmat e emigrantëve kanë rrënuar një barrikadë në kufirin me Greqinë dhe kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në Maqedoni
Përkeqësimi i motit dhe reshjet e para të borës e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen e refugjatëve aziatikë dhe afrikanë në kufirin Greqi-Maqedoni në afërsi të Gjevgjelisë. Të pakënaqur me trajtimin e tyre nga autoritete maqedonase, një pjesë e tyre është rebeluar dhe ka tentuar me forcë të hyj në këtë shtet.
Rebelimi ka ardhur pasi Maqedonia po i klasifikon refugjatët, duke i lënë të hyjnë nëpër shtetin e tyre vetëm ata që janë nga Siria, Iraku e Afganistani, që konsiderohen si refugjatë lufte. Ndërsa të tjerët që cilësohen si refugjatë ekonomik, janë ndaluar në kufij. Ata qytetarë nga Pakistani, Irani, Algjeria, Maroku dhe vendet e tjera.
Situatë e tensionuar ka qenë mbrëmë kur turmat e emigrantëve kanë rrënuar një barrikadë në kufirin me Greqinë dhe kanë tentuar që me dhunë të hyjnë në territorin e vendit. Policia informoi se emigrantët pasi që kanë rrënuar rrethojën me tela me gjemba, kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë dhe më pas kanë vazhduar me vrap të hyjnë në territorin e vendit, raporton INA.
Migrantët mbanin në duar pankarta “Duam të shkojmë në Gjermani”, “Hapni kufijtë” dhe parulla të tjera. Në shenjë revolte ditëve të fundit një pjesë e emigrantëve janë futur në grevë urie, ndërsa njëri emigrant ka qepur gojët dhe kanë refuzuar ndihmat humanitare, në shenjë pakënaqësie.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











