Lajme
Përkrahja gjermane për prodhimin e energjisë nga biogazi
Prej 18 deri më 22 mars udhëton një delegacion i Institutit të Universitetit të Bremenit në kryeqytetin shqiptar që në terren të asistojë në ngritjen e një laboratori të biogazit
Deri më 8 mars një ekip katëranëtarësh nga Universiteti Politeknik i Tiranës ishte për vizitë në Universitetin e Bremenit. Qëllimi i kësaj vizite ishte workshop-i pesëditor me temë “Biogazi” në Institutin për Energji dhe Mjedis. Në fakt, mysafirët nga Tirana kanë mësuar sesi gazi bio, i cili përfitohet nga “llum zeza” (mbetjet e spastrimit të ujërave të zeza) dhe substrateve organike, të përdoret për përfitim të energjisë. Prej 18 deri më 22 mars udhëton një delegacion i Institutit të Universitetit të Bremenit në kryeqytetin shqiptar që në terren të asistojë në ngritjen e një laboratori të biogazit.
Trajnimi është bërë me kërkesë të Bashkësisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Aktualisht në Shqipëri më pak se dhjetë për qind e vëllimit të përgjithshëm të ujërave të zeza është përpunuar në tri pika qendrore. Shqipëria gjatë këtij viti tenton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, atëherë përmbajtja standardeve të BE-së, e në këtë rast, trajtimi i ujërave luan një rol të rëndësishëm. Përveç kësaj, Shqipëria rreth një të tretën e nevojave të saj energjetike i plotëson me import të energjisë. Me një rritje vjetore të nevojave për energji prej gjashtë për qind, rritet varësia e vendit prej importeve nga vendet e tjera.
Futja në lojë e teknologjisë së biogazit, së bashku me investimet e ardhshme të mëdha në këtë fushë, do të sjellin përfitime të mëdha ekonomike dhe mjedisore.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











