Lajme
Përkundër koronavirusit, 1000 veta në ndeshjen ilegale të futbollit në Lozanë
"Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të pranishëm, ndërhyrja nga policia mund të kishte qenë kundërproduktive dhe madje e rrezikshme" ka thënë një zëdhënës i policisë së qytetit në Lozanë
Një ndeshje jozyrtare e futbollit në mbrëmjen e të enjtes ka tërhequr gati 1.000 të rinj në Lozanë, shkruan sda.ch. Ndeshja është zhvilluar përkundër faktit se për shkak të koronavirusit ngjarjet masive janë të ndaluara prej tashmë më shumë se dy muajsh.
Policia nuk ka arrestuar askënd, por ka hapur një hetim për të identifikuar ata që janë përgjegjës për ngjarjen, transmeton albinfo.ch. “Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të pranishëm, ndërhyrja nga policia mund të kishte qenë kundërproduktive dhe madje e rrezikshme” ka thënë një zëdhënës i policisë së qytetit në Lozanë, për Radio RTS të Zvicrës perëndimore.
Policia ka mbajtur distancën e tyre për të parandaluar trazirat e mundshme.
Loja e egër u zhvillua në Les Boveresses, në zonën e sipërme të qytetit të Lozanës. “Ne e dinim se diçka po zihej atje, por nuk e dinim vendndodhjen e saktë. Prandaj ishte e vështirë për të parandaluar lojën paraprakisht”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Kjo lloj grumbullimi masiv i të rinjve duket të jetë organizuar përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch. Edhe lojëra tjera të ngjashme janë zhvilluarnë kantonin e Vaudit gjatë ditëve të kaluara. (Sda)
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













