Lajme
Të paktën dy shqiptarë në përleshjen që rezultoi me një të plagosur rëndë
Ata janë nga mosha 23 deri në 39 vjeç. Dy vijnë nga Kosova, ndërsa tre të tjerët vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra
Në mbrëmjen e të enjtes së kaluar ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në Reiden, Kantoni i Lucernit. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Tre persona kanë pësuar lëndime me këtë rast, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe dy të tjerë kanë marrë plagë të lehta, transmeton albinfo.ch. Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar rreth orës 17:15, siç njoftoi policia e Lucernit të martën.
Policia, për shkak të hetimeve, ka bërë qëllimisht me disa ditë vonesë publik rastin, ka thënë zëdhënësi i policisë, Urs Wigger.
Sipas të dhënave fillestare, të paktën pesë persona janë përfshirë në përleshje. Ata janë nga mosha 23 deri në 39 vjeç. Dy vijnë nga Kosova, ndërsa tre të tjerët vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Siç ka thënë zëdhënësi Wigger, edhe njerëz të tjerë mund të kenë qenë të përfshirë në incident, shkruan Luzerner Zeitung. Ky është tashmë objekt i hetimeve që po vazhdojnë, si dhe motivi dhe rrjedha e saktë e ngjarjes.
Për arsye taktike, Wigger nuk tregon nëse janë përdorur armë.
Incidenti nuk ka ndodhur gjatë karnavalit, thotë Wigger më tutje. Përleshjen në polici e kanë denoncuar palët e treta. Personi i përfshirë, i cili pësoi lëndime të konsiderueshme në këtë zënkë, u dërgua në spital nga individë privatë dhe u operua atje, sipas Wigger, përcjell albinfo.ch. Jeta e tij nuk është në rrezik.
“Personat e përmendur janë marrë në paraburgim në lidhje me sherrin”, tha Wigger. Prokuroria publike Sursee është duke e zhvilluar hetimin. Policia është në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë vëzhgime të dyshimta apo kanë vëzhguar përleshjen.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë Dokumenti i përkohshëm parashikon armëpushim 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe hapa të rinj drejt... -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake -
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh













