Bota
Përleshje me thikë në Kaliforni, katër të vdekur
Një burrë është në paraburgim pas një përleshjeje me thikë që la katër persona të vdekur e dy të lënduar në një skenë krimi në Kaliforninë Jugore.
Policia iu tha medieve amerikane se dhuna dukej e rastësishme me të vetmet motive të njohura për dy orë tërbimi si “vjedhje, urrejtje, vrasje”.
“Ne e dimë që ky njeri ishte përplot inat dhe lëndoi shumë njerëz”, tha policia e Garden Grove, transmeton BBC.
Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi shteti u lëkund nga sulmet masive në El Paso dhe Ohio, ku mbetën 31 persona të vdekur.
I dyshuari ishte i armatosur me dy thika të mëdha të tipit machete, u tha në një konferencë pas sulmit. “Ai ishte shumë brutal kur i sulmoi viktimat”, u tha tutje.
Sulmi filloi rreth orës 16:00 në kohën lokale, kur policia mori një thirrje nga dy persona, të cilët raportuan se apartamenti i tyre ishte vjedhur.
Një thirrje tjetër erdhi shpejt për një vjedhje në një furrë në Garden Grove, përcjell Albinfo.ch.
Nga furra, policia thotë se i dyshuari i kthye në apartamentin e tij, ku goditi me thikë dy persona pas një zënieje me fjalë, përcjell Albinfo.ch
Rreth orës 18:00, i dyshuari dyshohet se u fut në një pikë karburanti, ku sulmoi një burrë që pomponte gaz, ku thuhet se gati ia shkëputi hunden nga fytyra viktimës.
Detektivët gjurmuan makinën e të dyshuarit në parkingun e një dyqani komoditeti në Santa Ana. Burri doli nga dyqani menjëherë ku mbante një thikë të madhe dhe një armë që ai kishte marrë nga roja e sigurimit.
Pas arrestimit të tij, policia u informua se burri dyshohet se kishte vrarë edhe një punonjës mashkull në një restorant aty pranë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













