Lajme
Në protestën kundër masave të koronës në Lucern, pati edhe përleshje fizike
Është arrestuar një 54-vjeçar, pjesëmarrës i demonstratës, pasi ka sulmuar fizikisht policët dhe një kundërprotestues që deshi të sulmonte protestuesit
Të shtunën pasdite skeptikët e masave të koronës kanë marshuar nëpër qytetin e Lucernit, në një demonstrim të palejuar nga policia, shkruajnë mediat zvicerane.
Skeptikët dhe kritikët e masave të koronës kishin njoftuar një tubim në Lucern këtë të shtunë. Rreth 400 njerëz i janë përgjigjur thirrjes, duke marshuar nëpër qytet dhe përgjatë liqenit të Lucernit.
Policia e Lucernit kryesisht i ka lejuar demonstruesit të marshonin të qetë. Në një njoftim për shtyp, ajo e ka vlerësuar tubimin kryesisht si paqësor, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu policia ka arritur të parandalonte “ndeshjen” e protestuesve me një grup kundërshtarësh të tyre.
Megjithatë, forcave të sigurisë u është dashur të bënin disa ndërhyrje gjatë pasdites. Një person që ishte përpjekur të sulmonte kolonën e protestuesve u arrestua në Bahnhofstrasse të Lucernit. Ai është një zviceran 36-vjeçar.
Po ashtu është arrestuar edhe një 54-vjeçar, pjesëmarrës i demonstratës, transmeton albinfo.ch. Ai ka sulmuar fizikisht policët që po kryenin punën e tyre.
Përveç kësaj, policia ka larguar nga kolona protestuese më shumë se 30 persona.
Qyteti i Lucernit nuk kishte marrë një kërkesë për tubimin, kështu që ajo nuk është lejuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave












