Lajme
Përleshje mes tifozëve në Lucern, ndërhynë policia
Ndeshja që përfundoi me barazim mes FC Luzern dhe FC St. Gallen u përcoll me përleshje mes tifozëve në Bundesplatz në Lucern dhe në stacion të trenit.
Ata hodhën mjete piroteknike, shishe dhe gurë në drejtim të policisë dhe kalimtarëve. Policia është detyruar të ndërhyjë me plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji, shkruan Blick.
“Sipas konstatimeve fillestare, nga mjetet e përdorura janë lënduar katër persona”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjellë albinfo.ch.
Gjatë marshimit drejt stadiumit, disa fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike u ndezën nga mbështetësit e FC St. Gallen, tha policia e Lucernit të dielën mbrëma.
Ata po ashtu spërkatën fasadat e ndërtesave dhe disa automjete, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













