Lajme
Përmbyllet me sukses mbështetja zvicerane për Noterinë e Kosovës
Shërbimi i noterisë sot numëron 74 noterë (18 femra dhe 5 minoritarë), shërbime direkte e zyra noterësh në 32 komuna të Kosovës si dhe punëson një staf me mbi 200 persona. Zvicra për 9 vjet ka ndihmuar zhvillimin e këtij sektori
Pas nëntë viteve të mbështetjes së suksesshme për themelimin e shërbimit të Noterisë në Kosovë, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmbyll me sukses projektin për mbështetjen e noterisë kosovare, duke lëne pas një sistem të koordinuar prej 74 noterësh nëpër të gjitha komunat e vendit.
Kjo mbështetje përmbyllet me një ceremoni solemne të organizuar nga Oda e Noterëve të Kosovës më 1 korrik dhe i kushtohet kryesisht mbështetjes afatgjate të Zvicrës për themelimin dhe zbatimin e shërbimit të noterisë në Kosovë.
Projekti i filluar më 2008 , i zbatuar nga një ekip shumë profesional i “Institut International des Hautes Etudes Notariales” (I-H-N), fillimisht ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e ligjit të noterisë sikurse dhe gjithë legjislacionin dytësor, në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare. Më pas është vazhduar me trajnimin e kandidatëve për noterë sikurse dhe me përkrahjen e provimeve dhe licensimit të noterëve të parë të Kosovës.
E një rëndësie të veçantë ishte dhe mbështetja e ofruar në themelimin dhe funksionalizimin e Odës së Noterëve të Kosovës, e cila tashmë është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë (UINL).
“Mbështetja për sistemin e noterisë është një iniciativë vitale që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Funksionalizimi I shërbimit të noterisë ka dhënë një kontribut direkt në zvogëlimin e numrit të çështjeve civile në gjykata dhe institucione tjera, ka ngritur sigurinë juridike të transaksioneve komerciale dhe ka përmirësuar efikasitetin e shërbimeve juridike”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim.
Shërbimi i noterisë sot numëron 74 noterë (18 femra dhe 5 minoritarë), shërbime direkte e zyra noterësh në 32 komuna të Kosovës si dhe punëson një staf me mbi 200 persona.
“Që nga themelimi në vitin 2012 e deri në fund të vitit 2016, ky shërbim ka lëshuar mbi 1.5 milion akte noterie për qytetarët. Me një kontribut financiar prej 2.3 milion frangash zvicerane, Zvicra është e kënaqur të lëre pas një sistem funksional dhe të qëndrueshëm, i cili do të vazhdojë t’u shërbejë qytetarëve në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












