Lajme
Përmirësim i lehtë në tregun zviceran të punës
Për tremujorin e katërt të vitit, anketa tregon një përmirësim të lehtë për herë të parë në tre vjet, pavarësisht tarifave të SHBA-së
Një rimëkëmbje e lehtë po shfaqet në tregun zviceran të punës, sipas Institutit Ekonomik Zviceran KOF, respektivisht institutit të kërkimit ekonomik të ETH Zurich. Çdo tre muaj, instituti anketon kompanitë për të përcaktuar nëse ato planifikojnë të shkurtojnë apo të krijojnë vende të reja pune, transmeton albinfo.ch.
Për tremujorin e katërt të vitit, anketa tregon një përmirësim të lehtë, pavarësisht tarifave të SHBA-së.
KOF ka anketuar afërsisht 4,500 kompani në tetor 2025 për analizën e saj.
Treguesi i punësimit qëndroi në 0.7 pikë në tremujorin e katërt, njoftoi instituti të hënën. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, ai ishte ende në -0.6 (i rishikuar nga +0.3). Rritja prej 1.3 pikësh u arrit pavarësisht tronditjes tarifore.
Pas një periudhe të zgjatur rënieje, treguesi tregon një përmirësim të lehtë në perspektivat e punësimit për herë të parë në tre vjet, sipas KOF, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, në përgjithësi, rimëkëmbja në tregun e punës mbetet e dobët dhe drejtohet kryesisht nga sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













