Integrimi
Përparim Avdili zgjidhet në Asamblenë e Cyrihut si shqiptari i parë në këtë post
"1777 vota i kam fituar", thotë Avdili për albinfo.ch, i kënaqur me rezultatin. Ai thekson me këtë rast se është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut
Përparim Avdili, kandidati nga FDP, ka fituar në zgjedhjet që u mbajtën sot për Asamblenë e qytetit të Cyrihut. Ai është prej kohësh aktiv në partinë e përmendur ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i saj për qarkun 9 të Cyrihut.
“1777 vota i kam fituar”, thotë Avdili për albinfo.ch, i kënaqur me rezultatin. Ai thekson me këtë rast se është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut.
albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Përparim Avdilit prej disa vitesh.
Avdili është me profesion punonjës banke ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.
Ai është vetëm 30 vjeçar, i lindur në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, ndërsa nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.
Ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet kantonale të Cyrihut dhe ato federale në vitin 2015, kur votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për t`u zgjedhur, shkruan albinfo.ch. Avdili qe vënë në fokus të medieve zvicerane kur e kishte publikuar një video në të cilën kërkonte votën e shqiptarëve në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












