Shqipëria
Përplasën sërish në Kuvend Basha e Balla
Kreu i PS-së Taulant Balla dhe ai i PD-së, Lulzim Basha sërish janë fjalosur mes vete në lidhje me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në dy vetura ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit.
Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove në dy vetura ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit është rikthyer si çështje në Kuvendin e Shqipërisë, duke përplasur sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe deputetin e PS-së, Taulant Balla.
Kreu i grupit të PS-së, Balla, akuzoi Bashën se ka takuar vëllain e dy personave që janë shpallur në kërkim të policisë.
“Asnjëherë nuk do ta harroj pa përmendur fjalën e z. Topall që thoshte ‘ky të rren edhe kur e pyet sa është ora’. Ti ke treguar se burrëri fjale nuk ke. Balili në 2009-2011 ka qenë kandidati yt, i PD-së”, ka thënë Balla.
Ka reaguar Basha, duke e quajtur deputetin socialist “derrkuc i Toyota Yaris”. ”Derrkuci i Toytoa Yaris më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshuakan se janë para të Toyot-s.
Ju keni vëllain e trafikantit të dënuar ministër të Brendshëm. Hani darka dhe dreka me të.
Merreni dhe arrestoni nëse është i dyshuar. Derrkuci i Toytoa Yaris, garanti i parave të pista të drogës dhe nja dy të tjerë që nuk qenkan në sallë këtu, jeni të përgjuar nga shërbimet partnere.
Nuk keni për t’i shpëtuar dot kësaj”, ka thënë Basha në reagimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













