Kosova
Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës
Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, i cili është miratuar në vlerë prej 10 milionë eurosh
Me tone të ngritura të zërit po zhvillohet diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Për të dytën ditë me radhë, anëtarët e këtij komisioni nuk po gjejnë pajtim për ta hedhur në votim buxhetin e zgjedhjeve.
Kjo pasi ka mospajtime për mënyrën e votimit të diasporës, raporton RTK, transmeton albinfo.ch.
Anëtarët e PDK-së po insistojnë që fletëvotimet t’u shkojnë me postë diasporës në vendvotime.
Me ta po pajtohen edhe anëtari i LDK-së dhe ai i AAK-së. Sekretariati i KQZ-së ka vlerësuar se kjo mënyrë e votimit do të dështojë për shkak të periudhës së shkurtër kohore deri në zgjedhje.
Anëtarët e LVV-së thanë se, nëse ndiqet kjo mënyrë e votimit, atëherë diasporës do t’i pamundësohet votimi, pasi siç theksuan ata zarfet me fletëvotime do t’u shkojnë me vonesë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











