Lajme
Përse Anglia po lehtëson procedurat për marrjen e një vize pune
Rregullat e imigracionit do të zbuten në Angli, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë së vendit, përcjell albinfo.ch.
Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Mbretëri, me mungesën e fuqisë punëtore, një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh.
Bizneset janë të frustruara që sistemi i vizave për punëtorët e kualifikuar nuk ka qenë mjaftueshëm i përgjegjshëm ndaj mungesave që kanë përjetuar.
Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, zonja Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi – të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia – me një zgjerim afatshkurtër të skemës së punëtorëve sezonalë.
Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin keq në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë, duke i detyruar shpesh fermerët të hiqnin derrat e shëndetshëm dhe të linin fruta të kalbura në fusha.
Qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit, shkruan Independent.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












