Lajme
Përsëri pritje të gjata në aeroportin e Cyrihut
Pritjet në aeroportin e Cyrihut tashmë janë bërë të zakonshme. Që në orën 6 të mëngjesit janë krijuar radhë pritjeje tek kontrolli i sigurisë, shkruan Blick.
“Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë,” thotë një qytetarë për Blick.
Për shkak të mungesës së stafit dhe pritjeve të gjata, qytetarja thotë se as nuk u peshua valixhja e saj. “Valixhja ime as nuk u peshua, sepse thjesht nuk kishte kohë për të” përcjellë albinfo.ch.
Situata nuk pritet të ndryshojë as gjatë sezonit të festave, pikërisht për shkak të mungesave në staf. Nga administrata e aeroportit paralajmërojnë pritje edhe në mbrëmje. “Në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje ka kohë piku kur shumë fluturime ngrihen dhe zbarkohen”.
Nga administrata e aeroportit të Cyrihut u kërkojnë qytetarëve që të shkojnë më herët për të kryer kontrollet e sigurisë para fluturimit të tyre, shkruan Blick.
Arsyeja e pritjeve të gjata është mungesa e stafit në kontrollin e sigurisë, kjo pasi policia kantonale nuk ka staf për të angazhuar në aeroport.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










