Kosova
Personi i vrarë në Suharekë është mërgimtar nga Zvicra
Ai u vra për një koment në rrjetet sociale
SH.K., i moshës 44-vjeçare, ka mbetur dje i vdekur në Suharekë, saktësisht në fshatin Maqitevë. Viktima dyshohet se u vra nga S.A., i cili në momentin kur shtiu dhe e kreu krimin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Rasti ndodhi për motive të ulëta, për një koment në rrjete sociale.
Policia e Kosovës ka konfirmuar sot përmes një njoftimi për media se mbrëmë rreth orës 22:00 në Suharekë ka ndodhur një gjuajtje me armë, ku ka vdekur një person.
Mediat atje raportojnë se viktima është SH.K., 44 vjeç, i cili kishte shkuar nga Zvicra në Kosovë për të kaluar pushimet.
Ai dyshohet se u vra nga S.A., 40 vjeç, i cili ka qenë në ndikim të alkoolit dhe ka shtënë në drejtim të personit. Të dyshuarit i janë sekuestruar një pushkë gjysmaustomatike, 2 fishekë dhe 2 gëzhoja.
Siç mëson Metro, deri te vrasja e rëndë dërguan motive të ulëta, më saktësisht një koment i viktimës në Facebook.
“Gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
S.A. është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të kuptuar rrethanat se si erdhi deri te vrasja.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













