Integrimi
Përtërihet Gjermania falë emigrantëve
Emigrantët nga Bashkimi Evropian në Gjermani janë sot më të rinj dhe të shkolluar më mirë se sa mesatarja e gjermanëve
Emigrantët që vijnë në Gjermani janë të rinj, të shkolluar mirë, rrallë të papunë dhe dy të tretat e tyre janë evropianë.
“Këtu konsiston edhe fitimi i Gjermanisë nga liria e lëvizjes,” thotë Christiane Langenfeld në prezantimin javën e kaluar në Berlin të ekspertizës vjetore për migracionin e brendshëm të BE, transmeton DW. Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve gjermane për Integrimin dhe Migracionin (SVR), që ka hartuar studimin, i referohet me këtë ligjeve evropiane, në bazë të të cilave evropianët mund të lëvizin lirisht në BE, p.sh. për të studiuar ose për të punuar.
Megjithatë, përsa i përket migracionit ka ende shumë pengesa, siç është për shembull gjuha, por edhe zbatimi i ligjeve të rëndësishme, për të lehtësuar emigrimin. Kështu për shembull vetëm pesë nga 16 lande gjermane kanë miratuar një ligj që lehtëson njohjen e dëshmive dhe diplomave profesionale të huaja. Mësuesit, për shembull, duhet të kualifikohen në Gjermani në dy lëndë. Ndërsa të gjitha vendet e tjera të BE është vetëm në një lëndë. Kjo e vështirëson marrjen e tyre në punë.
Universitetet gjithashtu duhet t’i nxisin më shumë studentët e huaj që të qendrojnë në Gjermani, mendojnë autorët e studimit. Sepse në Gjermani ka mungesë forcash të specializuara: shumë sipërmarrje nuk gjejnë fuqi punëtore të specializuar, për shembull për përkujdesjen ndaj pleqve, në fushën e inxhinierisë dhe në sektorin e teknologjisë informative.
Në vendet e krizës së Evropës nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë njerëz nuk gjejnë punë ose e kanë humbur atë. Në kërkim të punës, shumë emigrojnë në Gjermani, ku ekonomia është në rritje.
E parë si mesatare, emigrantët që vijnë në Gjermani janë rreth dhjetë vjet më të rinj se popullsia gjermane, një e pesta e tyre (20,7 përqind) ka mbaruar universitetin. Në Gjermani kjo shifër është tek 18,1 përqind.
Ekonomia gjermane përfiton nga ardhja e fuqisë punëtore, por jo edhe vendet e tyre të origjinës. Atje, sipas Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve gjermane për Integrimin dhe Migracionin largimi masiv i personave të kualifikuar mund të sjellë vështirësi të përkohshme. Kështu mund të thuhet për Bullgarinë dhe Rumaninë, dy vendet më të varfra të BE.
Po ta humbasin këta elitën e tyre të përgatitur mirë, atyre do t’u mungojë ekspertiza për të drejtuar sipërmarrjet ose për të bërë politikë të mirë. Njëkohësisht, shifrat nuk e vërtetojnë ndjesinë se të huajt vijnë në Gjermani për të shijuar shërbimet sociale.
Më shumë se 70 përqind e bullgarëve dhe rumunëve kanë një punë në Gjermani.
Të tjera nga Integrimi

Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
- Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
- Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore
- Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











