Shkurt.ch
Përurohet pjesa e fundit e autostradës së Jura-s, “A16”
Autostrada e gjatë 85 kilometra që fillon në Biel/Bienne dhe përfundon në Delle-Boncourt /JU, në kufirin me Francën, ka kushtuar mbi 6.5 miliardë franga
Me prerjen ceremoniale të shiritit nga ana e presidentes së Federatës, Doris Leuthard është lëshuar sot solemnisht në qarkullim edhe pjesa e fundit e autostradës “transjurane” A16. Përurimi është bërë në regjionin e Jura-s së Bernës ndërsa autostrada e gjatë 85 kilometra fillon në Biel/Bienne dhe përfundon në Delle-Boncourt /JU, në kufirin me Francën. Në këtë mënyrë ajo mundëson qarkullimin përgjatë Kantonit Jura.
Leuthard në fjalën e saj ka thënë veç tjerash se me rrugën e re mundësohet që të vihet më shpejt nga Jura në Biel dhe në Liqenin e Bielit. Ndërsa nga ana tjetër, autostrada të lë vetëm 15 kilometra larg Stacionit Hekurudhor francez Belfort-Montbeliard, prej nga mund të shkohet më shpejt me trenin TGV për në Paris.
Pjesa e fundit e autostradës A16 bën shkarkimin nga qarkullimi të vendbanimeve në pjesën e poshtme të luginës Vallee de Tavannes.
Ndërtimi i gjithë autostradës ka zgjatur plot 30 vjet dhe ka kushtuar mbi 6.5 miliardë franga.
Autostrada Transjurane është nisur të ndërtohet edhe në saje të konfliktit të Jura-s në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, i cili për pak nuk kishte kaluar në konflikt të dhunshëm. Mungesa e lidhjeve më të mira të Juras me pjesën tjetër të Zvicrës ka qenë një ndër argumentet e aktivistëve që kërkonin pavarësimin e regjionit të tyre. Për këtë arsye, në vitin 1979 me rastin e krijimit të Kantonit Jura ndërtimi i kësaj autostrade ka qenë njërin ndër planet e para të qeverisë së kantonit.
Për këtë arsye, A16 është quajtur nga mediat edhe si “autostrada më politike e Zvicrës”.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











