Lajme
Përveç Gotthardit, mbyllen edhe disa qafa malore tjera në Zvicër
Mbyllen disa qafa malore në Zvicër
Siç ka shkruar Albinfo.ch, qafa e Gotthardit është mbyllur që nga sot, duke shënuar fillimin e sezonit të mbylljeve dimërore në rrugët malore të Zvicrës. Ky aks i rëndësishëm veri–jug është i mbyllur për qarkullim gjatë dimrit, ka njoftuar Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO).
Gjatë periudhës së mbylljes, trafiku do të drejtohet nëpërmjet tunelit rrugor Gotthard, i cili mbetet i hapur gjatë gjithë vitit.
Por, përveç Gotthardit, nga sot janë mbyllur edhe disa qafa të tjera malore për shkak të kushteve dimërore dhe reshjeve të borës në zonat alpine. Aktualisht të mbyllura janë, ndër të tjera, qafat e San Bernardino, Susten, Grimsel, Furka, Nufenen, Klausen dhe Great St. Bernard.
Gjithashtu, qafat e Sanetsch dhe Glaubenbielen janë të pakalueshme; kjo e fundit mbetet e hapur vetëm në anën e Obwalden deri në Mörlialp.
Ndërkohë, disa kalime të tjera malore vazhdojnë të jenë të hapura për momentin, përfshirë Oberalp, Julier, Bernina, Flüela, Albula, Brünig, Simplon, Sattel, Schwägalp dhe Splügen – megjithëse edhe këto pritet të mbyllen gradualisht në javët në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation












