Futboll
Pesë lojtare me ftohje, Zvicra anulon stërvitjen para çerekfinales me Spanjën
Ekipi kombëtar i Zvicrës për femra ka anuluar seancën stërvitore të planifikuar për të martën, për shkak të disa rasteve të ftohjes në skuadër. Sipas stafit mjekësor, pesë lojtare janë prekur nga simptoma të lehta deri të moderuara, transmeton albinfo.ch.
“Vetëm trakti i sipërm respirator është prekur. Askush nuk ka ethe ose kollë”, ka bërë të ditur mjeku i ekipit, Martin Schober, për televizionin zviceran SRF.
Për të parandaluar përhapjen, lojtaret e prekuara janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit po monitorohet nga afër.
Schober shprehu shpresë që e gjithë skuadra do të mund të rikthehet në stërvitje të mërkurën, ndonëse ajo ishte planifikuar si ditë pushimi për ekipin, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












