Lajme
Pesë mjekë dhe infermierë shërohen nga koronavirusi në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë se pesë mjekë dhe infermierë të tjerë janë shëruar në orët e fundit nga virusi Covid-19.
Mjekët dhe infermierët kanë rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus. Deri në këto momente numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19 ka shkuar në 27.
“Edhe 5 të shëruar mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. 1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga Covid-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan ministrja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













