Jeta në Zvicër

Pesimistët jetojnë më gjatë se optimistët!

Një studim i Universitetit Erlangen-Nürnberg, Institutit gjerman për kërkime ekonomike, Universitetit Humboldt në Berlin dhe Universitetit të Cyrihut ka ardhur në përfundimin se megjithatë pesimistët jetojnë më gjatë

Një studim i realizuar nga studiuesit gjermanë nxori një konstatim tjetër, ku thuhet se pesimistët duket se kanë rrezik më të ulët nga vdekja e hershme sesa optimistët. Studimi thotë se një qasje pesimiste është më e mirë për shëndetin në krahasim me njerëzit të cilët janë shumë optimistë për një të ardhme më të mirë të mundshme në jetët e tyre.

Deri tani studiuesit mendonin se me të menduarit pozitiv jetohet më gjatë. Por një studim i Universitetit Erlangen-Nürnberg, Institutit gjerman për kërkime ekonomike, Universitetit Humboldt në Berlin dhe Universitetit të Cyrihut ka ardhur në një përfundim tjetër, se megjithatë pesimistët jetojnë më gjatë. 

Nëse kujdeseni me optimizëm të lartë për shëndetin mund të jeni në rrezik më të lartë nga sëmundja dhe vdekja.

Për të realizuar studimin, shkencëtarët analizuan të dhënat e panelit socio-ekonomik (SOEP), të cilat ishin mbledhur midis viteve 1993 dhe 2003. Çdo vit, vullnetarët e anketuar kishin për të treguar sesa ata janë të kënaqur me jetën e tyre dhe sesi ata vlerësonin perspektivën e tyre për të ardhmen. 

Në analizën e studiuesve gjermanë ishin përfshirë grupmoshat 18-39 vjeç, 40-64 vjeç dhe mbi 65 vjeç.

Autori i studimit, Frederick Lang, nga Universiteti i Erlangen-Nuremberg i Gjermanisë, beson se “ndoshta pritjet pesimiste te të moshuarit inkurajojnë ata t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit për ta mbrojtur veten nga rreziku”. 

Studiuesit megjithatë nuk mund të ofrojnë dëshmi për hipotezën e proklamuar. Rreth 43 për qind e të moshuarve nënvlerësuan të ardhmen e tyre të lumtur, 32 për qind e kanë mbivlerësuar dhe 25 për qind e kanë vlerësuar realisht të ardhmen e tyre.

Të rinjtë shpesh duken të jenë jorealistë në pritjet për të ardhmen e tyre.

Rezultati befasues ishte se pesimistët janë shumë të shëndetshëm dhe sa kanë të ardhura më të larta se mesatarja. 

“Ne ishim të befasuar se të anketuarit më pesimistë dukeshin më të shëndetshëm dhe me të ardhura më të larta”, thotë Lang. 

Por studim i realizuar nga hulumtuesit zviceranë të Universitetit të Cyrihut solli një rezultat krejtësisht tjetër. 

Gjatë anketimit të 8000 njerëzve doli se rreziku nga vdekja gjatë periudhës së studimeve deri më 30 vjet është tri herë më i lartë nëse nënvlerësohet shëndeti sesa t’i bëhet qejfi vetes se jemi mirë. 

Por, ata sërish besojnë në rezultatet e kolegëve të tyre gjermanë.

Paneli socio-ekonomik (SOEP) është studimi më i gjatë që realizohet në Gjermani. Deri më tani kanë përfshirë në anketat e tyre më shumë se 14 mijë familje, me rreth 30 mijë të anketuar.