Kosova
Petrit Halilaj e bën Pallatin e Kristaltë të Madridit të lulëzojë
Në Palacio de Cristal në Parkun Retiro, Halilaj ka krijuar një kopsht gjigant në emrin e Muzeut "Reina Sofia". Vizitorët ecin midis luleve të ndryshme, me madhësi mbidimensionale...
Artisti shqiptar nga Kosova, tashmë me reputacion ndërkombëtar, Petrit Halilaj, ka instaluar një kopsht të madh lulesh në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Ansambli i tij ka për qëllim të shkrijë kufijtë në mes të “brenda” dhe “jashtë” – dhe të kujtojë kolonializmin spanjoll, shkruan revista gjermane e arteve, monopol-magazin.de.
Këtë vit, zgjimi pranveror i luleve në Spanjë ngeli nën hijen e pandemisë së koronavirusit. Në pjesën më të madhe të vitit deri më tani banorët e kryeqytetit spanjoll, Madrid, u është dashur të jetonin të mbyllur në apartamentet e tyre për shkak të kufizimeve të rrepta të daljes, transmeton albinfo.ch. Por tani, jeta kulturore e qytetit ka filluar të lulëzojë, ndonëse me kujdes dhe artisti kosovar, Petrit Halilaj, ka krijuar vendin e përsosur për të kënaqur dëshirën për lule.
Në Palacio de Cristal në Parkun Retiro, Halilaj ka krijuar një kopsht gjigant me kërkesën e Muzeut “Reina Sofia” (Mbretëresha Sofia). Vizitorët ecin midis luleve të ndryshme, me madhësi mbidimensionale ose përmes formacioneve palisade të degëve, të cilat zogjtë gjigantë mund t`i përdornin për të ndërtuar foletë, vazhdon revista.
Petrit Halilaj, i lindur në vitin 1986 (në Drenicë, Kosovë), ka krijuar lulet gjigante prej çeliku dhe pëlhure së bashku me partnerin e tij Álvaro Urbano. Ai i sheh lulet e qershisë, lulekuqes ose forsythia si mishërim të intimitetit. Në të njëjtën kohë, ekspozita është një referencë për të kaluarën koloniale të Pallatit Crystal të Madridit, nga arkitekti Ricardo Velázquez Bosco, përcjell albinfo.ch.
Frymëzuar nga origjinali në Londër, shtëpia filigrane prej qelqi është ndërtuar në vitin 1887 për të paraqitur florën e Filipineve – shtetit që në atë kohë ishte një koloni spanjolle. Dhe, në vend të sundimit dhe zotërimit, tek Petrit Halilaj, nja 130 vjet më vonë, duket se kemi të bëjmë me një përbashkësi të njerëzve, kafshëve dhe bimëve, transmeton albinfo.ch. Tek ai kemi një instalacion arti si një ekosistem dhe një habitat i përshkueshëm. Foleja me lule (ekspozita) do të “mbijetojë” edhe vjeshtën dhe dimrin që vjen. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në shkurt të vitit 2021. Hyrja është falas.
Petrit Halilaj ka disa vjet që është i pranishëm në nivele të larta të artit evropian e botëror. Ai jeton dhe krijon, kryesisht në Gjermani, ndërsa në veprën e tij, të vlerësuar lart nga kritikët e artit, përvijohen shpeshherë përvojat e tij nga lufta e Kosovës, të cilën e ka përjetuar si fëmijë.
Halilaj njihet edhe si autori i projektit të pavionit të parë kosovar në Bienalen e Venedikut, aktivitetit më të madh botëror nga sfera e arteve pamore, në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













