Kultura
Petrit Halilaj, njëri ndër fituesit e Bienales së Venedikut
Atij i është ndarë çmimi “Special Mention” (përmendje e veçantë) krahas artistes braziliane Cinthia Marcelle
Artisti i ri por me renome ndërkombëtare Petrit Halilaj është njëri ndër të shpërblyerit në ngjarjen më të madhe të arteve pamore në botë: në Bienalen e Venedikut. Sot janë kumtuar çmimet që jepen në hapje të bienalit (që zgjat disa muaj), dhe në mesin e fituesve është edhe Halilaj, i lindur në vitin 1986 në Kosovë, i cili jeton dhe krijon në trekëndëshin Berlin-Bozzolo-Prishtinë.
Atij i është ndarë çmimi “Special Mention” (përmendje e veçantë) krahas artistes braziliane Cinthia Marcelle, transmeton albinfo.ch
Siç bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve dpa, çmimin kryesor, “Luanin e Artë” e kanë fituar dy artistë gjermanë: Franz Erhard Walther, çmimin për Artistin më të Mirë dhe Luanin e Artë për kontribut kombëtar e kanë fituar artistja Anne Imhof dhe kuratorja Susanne Pfeffer, të dyja nga Gjermania.
“Luanin e Argjendtë” për artistin më të mirë të ri, e ka fituar Hassan Khann, nga Britania e Madhe, i cili jeton në Egjipt. “Luani i Artë” për Vepër Jetësore i është ndarë artistes amerikane Carolee Schneemann, me propozim të kuratores Christine Macel.
Halilaj, siç dihet, ka prezantuar në edicionin e parafundit të bienales pavijonin e Kosovës (viti 2013), që ishte pjesëmarrja e parë e shtetit të ri në këtë eveniment të madh, shkruan albinfo.ch. Ai është i lindur në vitin 1986 në Kosovë (Drenicë) ndërsa që nga fëmijëria jeton dhe krijon në Gjermani, ku ka krijuar emër me artin e tij konceptual.
Petrit Halilaj është i njohur me përpjekjet e tij artistike për të rikrijuar në veprat e tij të artit vendlindjen e djegur e të shkatërruar nga lufta.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











