Shkurt.ch
Pezullohet roja e burgut: Ai është përgjegjës për ikjen e Bashkim L.
Personi në fjalë ka bërë një gabim të rëndë dhe për këtë arsye është dëmtuar raporti i besimit të ndërsjellë
Pas ikjes spektakolare që ndodhi javën e kaluar nga burgu qendror në Freiburg të Zvicrës, autoritetet kanë identifikuar personin përgjegjës. Punonjësi i burgut, i cili në natën kritike kishte shërbimin e natës, do të pezullohet nga puna, bëhet e ditur në një njoftim nga organet përgjegjëse të kantonit.
Personi në fjalë ka bërë një gabim të rëndë dhe për këtë arsye është dëmtuar raporti i besimit të ndërsjellë, thuhet më tutje në komunikatën e cituar nga mediat zvicerane. Por aty mungojnë detajet lidhur me shkeljen konkrete të punonjësit të përmendur, transmeton albinfo.ch.
Veç pezullimit të këtij të fundit, autoritetet përgjegjëse do të bëjnë një hulumtim për të përmirësuar organizimin dhe kontrollin në burg.
Siç është shkruar tashmë, personi i arratisur është shqiptari nga Kosova, Bashkim L., i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari tjetër në Frasser të kantonit Friburg.
Personi në fjalë vazhdon të jetë në arrati dhe ndaj tij është ngritur edhe një fletarrest ndërkombëtar.
Bashkim L. Ka dalë nga qelia e tij përmes një dritareje të sigurisë, me grila, dritare kjo që normalisht nuk mund të hapet. Kështu thotë sekretari gjeneral i drejtorisë së Kantonit të Friburgut për siguri dhe drejtësi, Didier Page, transmeton albinfo.ch.
Me gjithë faktin se xhirimi nga videokamera e vëzhgimit tregon vetëm një person, Page konsideron se i arratisuri duhet të ketë pasur ndonjë ndihmë nga jashtë. Kjo për faktin se për të tejkaluar masat e sigurisë së lartë që mbretërojnë në këtë burg, nevojiten vegla, mjete të forta. E ato, zakonisht nuk mund të gjenden në burg, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












