Lajme
Pezullohet trafiku hekurudhor Lausanne- Fribourg për shkak të punimeve
Trafiku hekurudhor në linjën Lausanne – Fribourg është ndërprerë të hënën në mëngjes në segmentin midis Palézieux dhe Vauderens për shkak të punimeve të jashtëzakonshme në infrastrukturë. Sipas njoftimit të publikuar nga SBB (CFF) në faqen e saj zyrtare, pezullimi do të zgjasë të paktën deri në orën 12:00, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Kjo situatë prek linjat IC1, IR15, S40 dhe S41, ku priten vonesa dhe anulime të trenave. Si masë alternative, janë vënë në dispozicion autobusë zëvendësues për udhëtimin midis Vauderens dhe Palézieux.
Për udhëtarët që lëvizin midis Zvicrës gjermanishtfolëse dhe rajonit të Liqenit të Gjenevës, rekomandohet përdorimi i rrugës përmes qytetit Bienne.
SBB ka bërë thirrje për kontroll të orareve përmes platformave zyrtare përpara nisjes së udhëtimit dhe kërkon mirëkuptimin e pasagjerëve për pengesat e përkohshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër










