Kosova
Pianistja Adea Badivuku, asistente në Universitetin Qendror të Michigan-it
Pianistja shqiptare, Adea Badivuku, ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin Qendror të Michigan-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka publikuar albumin e saj të parë ‘ADE Duo’, i cili vjen në bashkëpunim me artistin Deniz Caglarcan. ‘’Albumi përmban cover të këngëve të njohura të muzikës pop, jazz dhe klasike të transkriptuar nga ne për piano dhe violinë’, thotë Adea.
Muzika klasike ishte një përditshmëri në familjen e saj, prandaj ajo vendosi që lidhjen me muzikën klasike ta forcojë duke u lidhur ngushtë me pianon, shkruan kultplus.
‘’Piano dhe muzika klasike tashmë janë pjesë e rutinës ditore dhe burim i pashtershëm i kënaqësisë për mua’’, shprehet Badivuku.
Nga ana tjetër, albumi përmban cover të këngëve të njohura të muzikës pop, jazz dhe klasike të transkriptuar nga ne për piano dhe violë’, thotë Adea.
Nga një pasion për ushqim të shpirtit, dikur ajo vendosi që muzikën ta ketë edhe drejtim studimi, kur u bë nxënëse në bankat e shkollës së mesme të muzikës ‘Prenk Jakova’, e pastaj studente e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe me gradimet e tjera akademike në Universitetin Qendror të Michigan-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty edhe ku punon si asistente e diplomuar.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike














