Shkurt.ch
Pilot projekti për refugjatët në bujqësi vlerësohet i suksesshëm
Në kuadër të vitit të parë të projektit të përmendur gjatë vitit 2015 janë punësuar 13 refugjatë në pronat bujqësore. SBV ashtu si dhe SEM kanë nxjerrë një bilanc pozitiv nga ky projekt pilot. Sipas saj, sikur për të punësuarit ashtu dhe për bujqit, këto angazhime kanë rrjedhur në të shumtën e rasteve pozitivisht
Një projekt pilot i zbatuar nga autoritetet federale dhe Federata e Bujqve të Zvicrës (SBV) për angazhimin e refugjatëve nëpër familjet bujqësore të Zvicrës është treguar i suksesshëm dhe duhet të vazhdohet më tutje.
Në kuadër të vitit të parë të projektit të përmendur gjatë vitit 2015 janë punësuar 13 refugjatë në pronat bujqësore të zviceranëve, thuhet në një komunikatë të kësaj bashkësie. SBV ka nxjerrë një bilanc pozitiv nga ky projekt pilot, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, sikur për të punësuarit ashtu dhe për bujqit, këto angazhime kanë rrjedhur në të shumtën e rasteve pozitivisht.
Po ashtu bilanc pozitiv ka nxjerrë edhe Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) si faktor i përfshirë në projekt.
Përmes tyre, refugjatët kanë pasur mundësi të zhvillojnë më tutje njohuritë e tyre gjuhësore, shkruan SBV në një komunikatë të saj.
Refugjatët në fjalë kanë qenë me status të njohur të refugjatit ose me qëndrim të përkohshëm (F).
Ndonëse angazhimi dhe kostoja për koordinimin e këtij projekti janë të larta, ai do të vazhdojë sipas planit deri në vitin 2018.
Në degët e bujqësisë me punë intensive si pemëtaria, perimtaria dhe vreshtaria, vazhdon të ketë mjaft punë që duhen kryer me dorë. Dhe kjo, pa angazhimin e rreth 25.000 deri 30.000 punëtorëve nga hapësira evropiane, me qëndrim të kufizuar në Zvicër nuk do të mund të përballohej, përcjell albinfo.ch. Për të zbutur gjendjen në këtë fushë, SBV në koordinim me SEM kishin iniciuar vitin e kaluar projektin në fjalë.
Ai parasheh që për tri vitet sa është i planifikuar të angazhohen në pronat bujqësore deri në 15 refugjatë për tre deri 12 muaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











