Sport
Pique mendon largimin nga kombëtarja e Spanjës për shkak të Katalonisë
“Mendoj se do të vazhdoj. Por nëse bordi mendon se është problem, do të tërhiqem dhe largohem nga kombëtarja para vitit 2018"
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se ai do të largohet nga kombëtarja spanjolle para Kupës së Botës, nëse përkrahja e tij për ndarje të Katalonisë me referendum paraqet problem.
Barcelona fitoi 3 me 0 ndaj Las Palmasit në stadium të zbrazët pas dhunës për shkak të referendumit në qytet dhe 30 vjeçari e përshkroi si ndeshjen më të vështirë në karrierë, shkruan Albinfo.
“Mendoj se do të vazhdoj. Por nëse bordi mendon se është problem, do të tërhiqem dhe largohem nga kombëtarja para vitit 2018. Ka shumë njerëz në Spanjë që nuk pajtohen me atë që ndodhi sot dhe besojnë në demokraci”, ka thënë i përlotur Pique.
Katalonia, rajon me 7.5 milionë banorë në verilindje të Spanjës, ka gjuhën dhe kulturën e vet dhe Barcelona është kryeqyteti i saj. Pique ishte pjesë e Spanjës në 91 ndeshje, por u bë figurë përçarëse për shkak të përkrahjes për ndarje.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër











