Kosova
Pjesëmarrja në Swissbau, një mundësi për ngritjen e imazhit të Kosovës
Sot u përmbyll Swissbau, panairi më i madh i ndërtimtarisë në Zvicër. 8 prodhues kosovarë prezantuan denjësisht cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian
Për të katërtën herë me radhë kompanitë nga Kosova po marrin pjesë në Panairin më të madh të ndërtimit Swissbau, që po mbahet në Bazel të Zvicrës, nga data 3-6 maj 2022.
Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, shpreh kënaqësinë që tashmë është arritur që Panairi Swissbau të kthehet në një ngjarje tradicionale e cila ka ndihmuar në ngritjen e urave të bashkëpunimit mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Zvicra. Kjo pastaj ka rezultuar me nënshkrimin e kontratave bashkëpunuese mes tyre, shkruan albinfo.ch.

Prandaj diplomatja Fazliu-Rrecaj shprehu bindjen që edhe ky edicion do ketë suksesin e pritur.
Në këtë linjë, zonja Fazliu-Rrecaj ka njoftuar prodhuesit kosovarë për mundësitë që ofron Ambasada e Republikës së Kosovës për përkrahje në përpjekjet e tyre për të depërtuar në tregun zviceran.
Në mbështetje të kompanive të Kosovës, kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, znj.Merita Pinta, ka vizituar eksponatet me produkte të kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtarë të mobilerisë dhe të interierit.

Duke e pasur parasysh përkrahjen e prodhuesve nga Kosova, Merita Pinta e shoqëruar nga kryetari i nderit Fehmi Fetahi dhe nënkryetari Rexhep Berisha, ka thënë se me eksportin e deritanishëm të prodhimeve të kësaj dege industriale në Zvicër, Kosova e meriton një vlerësim maksimal.
Ndërsa nga ana tjetër kryetarja e Rrjetit, M. Pinta ka thënë se institucionet përmes mekanizmave institucionale duhet të bëjnë edhe më shumë për stimuluar kompanitë prodhuese për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare për të promovuar prodhimet kosovare.
Kjo njëkohësisht krijon mundësi për rritje të eksportit dhe në veçanti për ngritje të imazhit të Kosovës përmes paraqitjes së mirë prezantuese dhe ekspozimit të prodhimeve cilësore.
Ajo është zotuar se me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër do të angazhohen që produktet kosovare të drurit të gjejnë treg edhe më të gjerë në Zvicër përmes ndërmarrësve shqiptarë.

Duke e ditur se tregu i Zvicrës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave, ky sektor duhet të jetë në fokus të të gjithë mekanizmave ekonomikë.
Sido që të jetë, sot u përmbyll Swissbau, panairi më i madh i ndërtimtarisë në Zvicër, që mbahet çdo dy vjet. 8 prodhues kosovarë prezantuan denjësisht cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian.
Përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këtë panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja dhe të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.

Foto: Armend Berisha/albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














