Lajme
Pjesëtarët e FSK-së vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut
"FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve"
Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut.
Kjo bëhet sipas planit vjetor të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, thuhet në njoftimin e MFSK-së.
“Edhe përkundër që është muaji i pushimeve, interesimi i pjesëtarëve të MFSK-së dhe stafit civil të Ministrisë, për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh. Kjo po dëshmon se FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Majori Liman Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak thotë se dhurimi vullnetar i gjakut është bërë traditë në FSK dhe MFSK. Ai ka treguar se këtë vit dhurimi është ndarë në dy faza. “Faza e parë është realizuar nga data 16.01.2017 deri më 31.01.2017 dhe faza e dytë filloi sot, më datë 07.08.2017 dhe do të vazhdojë në KFT dhe njësitet e tjera të saj deri më 30.08.2017”, ka thënë ai.
Ndërsa, Fadil Rrahmani, menaxher i Marketingut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, thotë se “FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për Qendrën tonë, dhe ne me kënaqësi të veçantë vijmë këtu, duke e ditur se ky aksion gjithmonë është shumë i suksesshëm për ne”.
Aksionin për dhurimin e gjakut edhe këtë vit po e kryejnë mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me mjekët e Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ku sipas kalendarit do t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, dhe deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoi edhe faza e dytë e këtij aksioni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












