Kosova
Plaku nga Kosova që këtë vit agjëroi Ramazanin e 75-të
Ai thotë se më të lehtë agjërimin e ka në pleqëri sesa gjatë rinisë, pasi si bujk i duhej të punonte në ara.
Mbrëmja e sotme shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e për Vehbi Hashanin ky bëhet Ramazani i 75-të që agjëron.
Haxhiu Bihu, siç e njohin ndryshe në Obiliq të Kosovës, është 87-vjeçar dhe agjërimin për herë të parë e filloi në moshën 13-vjeçare, përcjell Albinfo.ch.
Ai thotë se më të lehtë agjërimin e ka në pleqëri sesa gjatë rinisë, pasi si bujk i duhej të punonte në ara. Tregon se agjërimi përveç rolit fetar, ndihmon edhe pastrimin e trupit të njeriut.
Përveç agjërimit, Haxhi Bihu rrëfen se nuk mungon në xhami as për faljen e pesë namazeve, përfshirë teravitë.
Megjithëse më i moshuari, ai është i pari që hap derën e xhamisë për t’i pranuar besimtarët e tjerë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













