Kosova
Platforma që lidh turistin direkt me pakot e plota turistike në Kosovë
Nëpërmjet platformës fluturi.me, klienti ka lirinë të kërkojë, zgjedhë dhe të rezervojë produkte ekskluzive në çdo kohë dhe në çdo vend
Platforma www.fluturi.me është agjenci e shërbimeve turistike në Kosovë, krejtësisht online. Ajo funksionon si një motor i rezervimeve për shërbimet që ofron vetë agjencia, si dhe integrom produkte nga furnitorë të tjerë. Kjo platformë dallon nga të tjerat, pasi ofron të gjitha shërbimet turistike që i nevojiten secilit turist për të pasur një përvojë të bukur në destinacion.
Tregtia online (online commerce) është e ardhmja e çdo fushe ekonomike. As turizmi nuk bën përjashtim. Nëpërmjet platformës fluturi.me, klienti ka lirinë të kërkojë, zgjedhë dhe të rezervojë produkte ekskluzive në çdo kohë dhe në çdo vend. Këto shërbime, si fluturim, akomodim, veturë me qira, transferim apo shëtitje, mund të rezervohen dhe blihen individualisht apo të kombinohen në paketë. Paketat janë dinamike, apo të parapërcaktuara, që ndryshe njihet edhe si “cross-sell”.
Platformë me mundësi të gjera
“Ne e lidhim turistin me furnitorin lokal, pra ai apo ajo rezervon direkt me nikoqirin duke kontribuar kështu në turizëm të përgjegjshëm. Turisti përfiton produkte dhe paketa ekskluzive të zhvilluara dhe të ofruara nga eksperte lokalë. Ai inspirohet nga katalogët tanë në 7 gjuhë të ndryshme, ku çdo produkt ka kodin QR apo vegzën (deeplink) që e kalon përdoruesin në sistem, direkt tek produkti, nga ku ai do mund të vazhdojë me rezervim dhe pagesë, nga çfarëdo pajisje elektronike,” tregon Albion Idrizi, themeluesi i kësaj platforme.
Platforma përdor protokollet API, XML, JSON etj., që i mundësojnë klientit, qoftë privat apo agjenci e udhëtimeve, t’i menaxhojë vet rezervimet, anulimin, kryerjen e pagesës, shtimin e produkteve të tjera, printimin e kuponit (voucherit), printimin e profaturës dhe në disa raste, edhe ndryshimin e rezervimit.
Me SecureID, pagesat bëhen me siguri maksimale
Albion Idrizi tregon se kjo platformë ofron lehtësira të shumta: si automatizim të procesit, ofertat publikohen në çast, çmimet janë të sakta, pasi vet sistemi bën llogaritjen e çmimeve duke përfshirë çdo shtesë, ofertë apo kufizim. Po ashtu, përdoruesi merr rezultatet për kërkimin e vet me qindra produkte brenda vetëm disa sekondave, si dhe i menaxhon vet rezervimet sipas politikave përkatëse të furnitorëve.
Sa u përket pagesave, ato bëhen me kartelë krediti përmes sistemit më të sigurt në treg, SecureID, ku asnjë person në asnjë çast nuk sheh detajet e kartelës së klientit, ndërkohë që ofrohet edhe fleksibilitet, pasi pagesat bëhen përmes transferit bankar në vende të BE-së, me para në dorë në mijëra dyqane në Gjermani, mundësohet edhe pagesë me limit kredie për agjencitë e udhëtimeve.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












