Lajme
Platforma serbe “trazon” Prishtinën
Kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja, Atifete Jahjaga kanë hedhur poshtë platformën serbe për zgjidhjen e çështjes së veriut
Platforma e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës ka trazuar skenën politike në Kosovë. Pas publikimit të kësaj platforme e cila parashikon që veriut të Kosovës t’i jepet një autonomi të gjerë, të ngjashme me Republikën serbe në Bosnje, ka reaguar kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga.
Dy përfaqësuesit kosovarë konsiderojnë se platforma e Serbisë është kundërproduktive dhe nuk dallon nga idetë e mëhershme të Beogradit zyrtar për Kosovën. Sipas tyre, kjo platformë ndikon negativisht edhe në zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve në Bruksel.
“Platforma serbe për Kosovën nuk dallon shumë nga platformat e mëhershme të Serbisë”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
“Kam biseduar me të gjitha autoritetet ndërkombëtare dhe mund të them se do të ai projekt do të mbetet në sirtarët e dëshirave të Beogradit, siç kanë qenë të gjitha projektet nga Grashanini deri te presidenti aktual Nikoliq”, ka deklaruar Thaçi në mbledhjen e rregullt Qeverisë së Kosovës.
Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar përkitazi me këtë platformë.
“Propozimet e Republikës së Serbisë, përmes një platforme, e pengojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe bien ndesh me politikat e fqinjësisë së mirë, që janë parakusht për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e Presidentes.
Ky propozim, sipas saj, e pengon edhe procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.
Ndryshe pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Ish përfaqësuesi i gelëve shqiptar (UÇPMB), Jonuz Musliu i ka thënë gazetës “Zëri”, se nëse nuk aplikohet i njëjti standard, si për veriun ashtu edhe për Luginën, nuk do të ketë qetësi në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se edhe Lugina e Preshevës kërkon autonomi të veçantë politike.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









