Kalendari

Pleqëria në Zvicër, pensionet dhe paga minimale

Manifestimin i radhës me temën: „Pleqëria në Zvicër, pensionet dhe paga minimale" mbahet më 12 prill 2014 në Cyrih

Shoqata “Parandalo” në bashkëpunim me sindikalistët shqiptarë “aktivistë” dhe shoqata “Prointegra” organizon manifestimin e radhës me temën: „Pleqëria në Zvicër, pensionet dhe paga minimale”

Ky manifestim do të mbahet ditën e shtunë, më 12 prill 2014 duke filluar nga ora 18.00-20.00 në Qendrën e Unia-s në Cyrih (Strassburgstrasse 12, 8004 Zürich), në katin e 6-të.

Pas elaborimit të temave të planifikuara, specialistët përkatës do të zhvillojnë një bashkëbisedim me pjesëmarrësit.

Në fund të këtij manifestimi rapsodi i mirënjohur Shpend Dervish Shaqa do t‘i argëtojë me një pikë muzikore të pranishmit dhe do të ketë apero.

Më shumë informacione : www.parandalo.ch.

Po ashtu mund të kontaktoni në këto numra të telefonit: Xhemal Selimi, Tel. 076 233 11 10, [email protected] Xhafer Sejdiu, Tel. 076 675 77 62, [email protected]