Shkurt.ch
Pllakati kundër Erdoganit rrezikon marrëdhëniet Zvicër-Turqi
Bëhet fjalë për një fotografi montazh në të cilën shihet Erdogan dhe pranë kokës së tij revolja bashkë me mbishkrimin: “Mbyteni Erdoganin me armët e tij”
Një pllakat pa shije i paraqitur në protestën kundër politikës së presidentit turk Erdogan që është mbajtur të shtunën në Bernë, pritet të shqyrtohet nëse përbën thirrje publike për ushtrim krimi ose dhune apo jo, shkruan srf.ch. Ndaj përpiluesve të tij është iniciuar ndjekje penale.
Bëhet fjalë për një fotografi montazh në të cilën shihet Erdogan dhe pranë kokës së tij revolja bashkë me mbishkrimin: “Mbyteni Erdoganin me armët e tij”. Ky pllakat me përmbajtjen e tij, sipas drejtorit për çështje sigurie në Kantonin e Bernës, Reto Nausse përmbush figurën e veprës penale të thirrjes publike për dhunë, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai tashmë ka paralajmëruar kallëzimin penal.
Nga ana tjetër, organizatorët e protestës janë distancuar nga përmbajtja e pllakatit.
Lidhur me këtë pllakat, është ftuar për bisedë në Ministrinë e jashtme të Turqisë ambasadori zviceran në Ankara, Walter Hafner. Para tij ishte ftuar zëvendësja e tij meqë ambasadori nuk ndodhej në Turqi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA).
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













