Lajme
Po digjej në flakë, shqiptari nga Zvicra shpëton një jetë
Sulejmani që jeton dhe vepron në Zvicër, ka shpëtuar një jetë, derisa viktima ishte duke u djegur nën flakë.
Në Zvicër është përshëndetur gjesti i shqiptarit si një hero shpëtimi nga më e keqja që mund të ndodhte, transmeton albinfo.ch.
Është pikërisht shqiptari Sulejman.S, i cili shpëtoi jetën e një burri 32 vjeç që ishte rrahur keq dhe më pas i ishte vënë zjarri në një stacion autobusi në Winterthur ZH.
Autorët ende nuk janë kapur. Thuhet se shqiptari që ishte duke kaluar në rastësi të asaj rruge të stacionit ka parandaluar më të keqën. Rreth orës 23:00, derisa po ecte pranë stacionit të autobusit Waser në Winterthur ZH, një koleg papritmas doli me vrap. “Më tha se ka nevojë për ndihmë dhe duhet t’i jap ujë për ta shuar”, tha punëtori i fabrikës. Në fillim ai mendoi se shoku i tij po bënte shaka. “Por kur më tha se një burri i ishte vënë zjarri, i dhashë menjëherë shishen e ujit që e mbaj gjithmonë me vete”.
Tutje, rrëfehet se një 32-vjeçar mbeti i plagosur nga një sulm nga disa persona. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, thuhet se fillimisht, burri (32-vjeçar) hypi në tren. Duke qenë se kishte shumë persona brenda, atij i’u kërkua nga një grup të rinjsh të largohet nga ajo linjë. Tek sa u largua 32-vjeçari, me të zbritën edhe grupi i të rinjve dhe aty filloi përplasja, transmeton tutje albinfo.ch.
Raporti i policisë tregon se “grupi i të rinjve goditën me grushte dhe shkelma 32-vjeçarin”, ndërkohë që një pjesëtar i grupit ka spërkatur viktimën me një lëng të ndezshëm dhe e ka ndezur atë, në mënyrë që viktima të digjej.
Raporti mjekësor tregon se viktima ka pësuar mavijosje dhe djegie të lehtë, falë ndërhyrjes së shpejt të shqiptarit.
Sulejman S. dhe kolegu i tij i punës thuhet se ishin ndër personat e parë që dhanë ndihmën viktimës në stacionin e autobusit. Kur autorët e vunë re këtë, ata u larguan në drejtim të qendrës Seen në Winterthur. “Ata e kanë goditur me një dërrasë druri nga një mobilie që ishte jashtë stacionit për pushim”, thotë shqiptari, derisa viktima, të cilin ai nuk e njihte, nuk dukej mirë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit












