Shkurt.ch
Po mbahet Konferenca e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Ndërkombëtare
Konferenca i bën bashkë çdo katër vjet 189 shoqata nacionale të Kryqit dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, federatën botërore, IKRK-në si dhe 196 shtetet nënshkruese të Konventës së Gjenevës
Sot ka nisur punimet në Gjenevë Konfereca e 32-të e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Ndërkombëtare. Me këtë rast presidentja e federatës, Simonetta Sommaruga ka përshëndetur pjesëmarësit, rreth 4500 sish, të këtij aktiviteti të madh që mbahet nga 8 der 10 dhjetor.
Në fjalën e saj, Sommaruga ka theksuar rëndësinë që kanë parimet themelore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, si: humaniteti, paanësia, neutraliteti, pavarësia, vullnetarizmi, uniteti dhe universalitetei. Këto parime janë më të rëndësishme se kurrë, ka thënë Sommaruga dhe ka shtuar se duhet zhvilluar në vazhdimësi synime inovative për të forcuar mbrojtjen e popullit, thuhet nüe një komunikatë të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA).
«Drejtësia nuk guxon të heshtë në kohë lufte», ka thënë presidentja më tutje dhe ka theksuar se një bindje e tillë ka çuar para 150 viteve në themelimin e kësaj lëvizjeje. Kjo lëvizje nuk dallon në punën e saj në vatrat e luftës në mes të lufërave të drejta dhe të padrejta dhe as në mes të viktkmave dhe dodrasve. Ajo synon vetëm të zbusë dhe parandalojë pasojat katastrofale të konflikteve luftarake.
Zvicra merr pjesë aktive në këtë konferencë. Me këtë rast ajo përpiqet për jetësimin më të mirë të të drejtës ndërkombëtare humanitare si dhe për forcimin e sistemit global humanitar para dhe pas krizave.
Në fokus të konferencës janë tri tema: preventiva dhe luftimi i dhunës; sigurimi i mbrojtjes dhe qasjes së ndihmave humanitare dhe ulja e rreziqeve të shkaktuara nga katastrofat. Një vend me rëndësi në këtë konferencë zë edhe tema e migracionit.
Lüevizja e Kryqit dhe Gjysmëhënës së Kuqe falë pranisë së saj të gjerë në gjithë botën dhe 17 milionë vullnetarëve të saj luan një rol të rëndësishëm në tejkalimin e krizës aktuale të refugjatëve.
Konferenca i bën bashkë çdo katër vjet 189 shoqata nacionale të Kryqit dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, federatën botërore, IKRK-në si dhe 196 shtetet nënshkruese të Konventës së Gjenevës. Ajo përbën organin më të lartë të lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Vendimet që merren në konferencë në forë të rezolutave kanë ndikim të madh në debatet ndërkombëtare mbi humanitetin dhe mund të nxisin zhvillimin e ri të të Drejtës Ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










