Lajme
Po paguani më shumë se duhet? Shumica në Zvicër nuk kërkojnë ulje qiraje
Edhe pse rënia e normës së interesit u jep të drejtë mijëra qiramarrësve në Zvicër të kërkojnë ulje të qirasë, vetëm një pjesë shumë e vogël po e shfrytëzon këtë mundësi
Një studim i bankës Zürcher Kantonalbank tregon se vetëm rreth 12% e qiramarrësve në Zvicër kanë kërkuar ulje të qirasë, pavarësisht se pothuajse gjysma e tyre kanë të drejtë për këtë pas uljes së normës referente të interesit, transmeton albinfo.ch.
Në kantonin e Cyrihut, ku deri në 70% e qiramarrësve mund të përfitonin nga ulja, vetëm 16% kanë ndërmarrë hapa konkretë.
Norma referente e hipotekave, e përcaktuar nga autoritetet federale, është ulur në 1.25% – niveli më i ulët historik. Kjo zakonisht i lejon qiramarrësit të kërkojnë një ulje të qirasë, por procesi nuk është automatik dhe kërkon aplikim individual.
Arsyeja kryesore pse shumë qytetarë nuk veprojnë lidhet me pasigurinë. Sipas studimit, disa kanë frikë se kërkesa për ulje mund të çojë në rritje të qirasë, pasi pronarët kanë të drejtë të kompensojnë kostot në rritje ose inflacionin.
Të tjerë hezitojnë për shkak të procedurave administrative ose mungesës së informacionit nëse kualifikohen për ulje. Si rezultat, shumica vazhdojnë të paguajnë të njëjtën qira edhe kur kanë të drejtë për zbritje.
Nga ana tjetër, ata që kanë kërkuar ulje një herë, kanë më shumë gjasa ta bëjnë sërish, duke përfituar ulje më të mëdha me kalimin e kohës.
Megjithatë, ndikimi në treg mbetet minimal: qiratë për banesat ekzistuese kanë rënë vetëm rreth 0.2% në tremujorin e fundit.
E-Diaspora
-
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë Veprimtaria shumëvjeçare e gazetarit të njohur shqiptar Rexhep Rifati u vendos në qendër të një aktiviteti... -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ashpërson luftën kundër “kimikateve të përjetshme”, fermerët paralajmërojnë pasoja të rënda Autoritetet zvicerane po rrisin presionin për të luftuar ndotjen nga PFAS – të njohura si “kimikatet... -
Fermerët zviceranë të Alpeve ankohen për mungesë të punëtorëve me përvojë -
Kreu i ushtrisë zvicerane paralajmëron mangësi serioze në mbrojtjen ajrore dhe rreziqe të reja të sigurisë -
A mundën zgjedhjet të ndalin mbylljen e shkollës në Unterbach? -
Autoritetet shëndetësore zvicerane mbrojnë strategjinë e vaksinimit gjatë pandemisë së Covid-19












