Bota
Po përdorte telefonin duke e karikuar, 21 vjeçarin e mbyt rryma
Një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij më i madh, pasi e zuri korrenti ndërsa flinte pranë celularit në karikim. Aron Yotyoi, u zbulua me smartfonin të lidhur pas prizës natën e kaluar në Chonburi, Tajlanda lindore, përcjellë albinfo.ch
Sipas raportimeve, viktima kishte gjak rreth zonës së belit si dhe shenja djegie në fytyë dhe krahë. Ndërkohë, raportohet gjithashtu se i riu kishte vënë edhe kufjet ndërsa priza e karikuesit ishte vënë në një zgjatues.
Vëllai i madh i Aron, Weerayot Duanglaithong, tha se e mori vesh se çfarë kishte ndodhur pasi u fut nga dritarja sepse dera e dhomës kishte qenë e mbyllur.
Familjarët kishin nisur të shqetësoheshin pasi 21-vjeçari nuk kishte zbritur për të ngrënë darkë. Weerayot, tha se shtangu kur pa trupin e të vëllait edhe më pas njoftoi të gjithë familjarët e tjerë para se të thërriste policinë.
Kjo është hera e dytë që një person vdes si pasojë e shokut elektrik të përcjellë nga celulari. Disa muaj të njëjtin fat pati një i ri në Indi.
Sipas ekpsretëve, e mira është që të mos e përdorni celularin ose kufjet ndërkohë që e keni vënë të karikohet, sidomos nëse po përdorni një ngarkues të lirë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












