Lajme
Po shtohen shqiptarët në Maqedoni
2010: Numri i maqedonasve është zvogëluar për 1.763 qytetarë, ndërsa ai i shqiptarëve është shtuar për 4.127 persona
Masat stimuluese të qeverisë së Nikola Gruevskit për rritjen e natalitetit te popullata maqedonase nuk i kanë dhënë rezultatet që priteshin, njoftojnë mediet në Shkup.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, gjatë vitit 2010 kanë lindur 12.535 fëmijë maqedonas, ndërsa kanë vdekur 14.298 persona të kësaj përkatësie etnike.
Të njëjtin vit kanë lindur 7.200 fëmijë shqiptarë dhe vdekshmëria arriti numrin e 3.073 personave.
Sipas këtyre të dhënave statistikore del se numri i maqedonasve etnikë është zvogëluar për 1.763 qytetarë, ndërsa ai i shqiptarëve është shtuar me 4.127 persona.
Disa vjet më parë qeveria në Shkup solli një ligj për stimulimin e lindshmërisë që i irritoi shqiptarët, ngaqë ai përfshinte kryesisht komunat maqedonase. Sipas këtij ligji, nënave maqedonase që do lindin dy ose më tepër fëmijë u ofroheshin përfitime të mëdha e të përjetshme materiale.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














