Kosova
Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora
Duke filluar nga 5 prill e deri me datën 17 maj 2024, do të realizohet procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës, një prej proceseve më të rëndësishme zhvillimore të vendit, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë, ju do të keni mundësinë që të regjistroni vetën dhe anëtarët tuaj të familjes, si qytetarë të Kosovës prej kudo në botë, vetëm përmes botës digjitale. Në linjë me planin tonë strategjik, ne kemi krijuar platformën eDiaspora si modul të parë që synon lidhjen digjitale në mes të Kosovës dhe Diasporës, duke u nisur nga procesi i regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i popullsisë na shërben si mjet për të planifikuar dhe hartuar më mirë politika e shërbime përkitazi me situatën dhe nevojat e qytetarëve tanë kudo. Ju jeni pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, dhe ne jemi të përkushtuar që të kuptojmë më mirë prezencën e komunitetit tonë nëpër Diasporë në mënyrë që të ofrojmë shërbimet më adekuate për ju.
Andaj ju ftoj të gjithëve, që të merrni pjesë në regjistrim dhe të shpërndani mesazhin edhe me familjarët, fqinjët dhe miqtë tuaj – pjesëtarë të Diasporës që jetojnë në lagjet, qytetet e shtetet ku jetoni ju.
Për t’u regjistruar, mund të përdorni dy metoda:
➡️Metoda I, është ajo përmes aplikacionit online të cilin mund ta shkarkoni në platformën: ediaspora.rks-gov.net;
➡️Metoda e II përfshinë deklarimin e informatave për ju nga të afërmit e juaj që jetojnë në Kosovë.
Regjistrimi online ofron një mundësi të çmuar dhe unike që nuk duhet humbur andaj, iu bëjë thirrje gjithë diasporës që të shfrytëzojnë ketë mundësi.
Për më tepër informacione vizitoni platformën: ediaspora.rks-gov.net, apo kontaktoni zyrtarët në Agjencinë e Statistikave të Kosovës në: [email protected] ose ediaspora.rks-gov.net
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











