Kosova
Po zhvillon punimet konferenca shkencore e LSHB-së dhe ABSM-së për sfidat e mileniumit
Në këtë konferencë që po vazhdon në këto momente, po marrin pjesë një numër studiuesish dhe veprimtarësh të shquar nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora
Lidhja Shqiptare në Botë dhe ABSM Basel, në 25-vjetorin e themelimit të tyre po organizojnë një konferencë shkencore me temën “Sfidat shqiptare të mileniumit të ri”. Në këtë konferencë që po vazhdon në këto momente, po marrin pjesë një numër studiuesish dhe veprimtarësh të shquar nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora, Albinfo.ch është sponsor medial i aktivitetit.
Kryetari i LSHB-së, Nazmi Jakurti, ka përshëndetur të pranishmit, duke bërë një rezyme rreth punës 25-vjeçare të subjektit që drejton. Një përshëndetje të veçantë ai i ka drejtuar themeluesit të LSHB-së dhe kryetarit të nderit, Simon Kuzhnini, i cili ka ardhur enkas nga Zagrebi.
Edhe kryetari i ABSM-së, Skender Nikoliqi, ka përshëndetur tubimin dhe së bashku ka shpallur të hapur konferencën.
Në seancën e paradites, me referimet e tyre u paraqitën: Lazim Destani, afarist dhe veprimtar i njohur, Dr. Bashkim Iseni, profesor universitar, përgjegjës për integrimin në qytetin e Lozanës, themelues i platformës mediale albinfo.ch, Jeta Xharra, gazetare e njohur, udhëheqëse e BIRN Kosova, Driton Kajtazi, kryetar i ISEAL dhe mësimdhënës liceu në Lozanë, Prof. Dr. Rudina Jasini dhe Prof. Dr. Shyqri Nimani
Konferenca po vazhdon punimet në seancën e saj të pasdites. Albinfo.ch do të bëjë një raportim më të gjerë rreth aktivitetit, në orët e mëvonshme të ditës së sotme.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












