Kosova
Podium në Cyrih mbi heronjtë e heshtur të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri
Pjesëmarrësit e debatit u pajtuan për një gjë: Duhen treguar historitë e heronjve të heshtur në Shqipëri gjatë persekutimit të hebrenjve
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/10/fionamurtaj_x_05102023_04500-migliorato-nr-587x391.jpg)
Historia prekëse e shpëtimit të familjeve hebreje nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në fokus të një paneli në Altstetten, Cyrih. Përfaqësues shqiptarë dhe hebrenj nga kantoni i Cyrihut kanë hedhur dritë dhe kanë diskutuar këtë histori të jashtëzakonshme, por pak të njohur.
Ngjarja është zhvilluar në sallën plotësisht të mbushur “Uetli” të Hotel Spirgarten në Altstetten dhe në të kanë marrë pjesë rreth 90 veta.
Fokusi ishte projekti “Ne kujtojmë! 3.0 Gjenerata e tretë tregon” nga Organizata e Studentëve dhe Alumnive Shqiptarë (OASA) nga Berlini, prezantuar nga Blerta Lazebeu dhe Ilira Aliai, shkruan albinfo.ch. Bernd Borchardt, ish-ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, ka shpjeguar sfondin historik të këtyre operacioneve të shpëtimit.
Një film i shkurtër emocional i dha zë si dëshmitares së fundit të gjallë, ashtu si dhe pasardhësve të brezit të luftës në Shqipëri. Falë mikpritjes tradicionale shqiptare, mijëra hebrenj u shpëtuan nga vdekja e sigurt. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku jetonin më shumë hebrenj sesa në fillim të luftës.
Aktiviteti u përmbyll me një debat, në të cilin u diskutuan pyetje të shtruara nga redaktori shqiptar i gazetës Tages-Anzeiger, Enver Robelli. Bashkëbisedues ishin: Sonja Rueff-Frenkel, Përparim Avdili dhe pedagogia për studime fetare dhe etikë, Eva Pruschy.
Në fund të diskutimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan për një gjë: Duhen treguar historitë e heronjve të heshtur në Shqipëri gjatë persekutimit të hebrenjve. Këto histori përfaqësojnë vlerat njerëzore, për të cilat u angazhuan familjet shqiptare, duke rrezikuar jetën e tyre, për t’u ofruar strehim hebrenjve të persekutuar, shkruan albinfo.ch. Ata meritojnë më shumë vëmendje në Zvicër.
Pedagogia Eva Pruschy shtoi se me kalimin e kohës ka vëzhguar se si imazhi i shqiptarëve në shkollat fillore të Zvicrës është zhvilluar gjithnjë e më pozitivisht. Historitë që ajo ka dëgjuar këtë mbrëmje e përforcojnë më tej këtë vlerësim.
Rëndësia e këtij aktiviteti u theksua edhe me prezencën e të ftuarve të rangut të lartë, duke përfshirë ambasadorin e Izraelit, Ifat Reshev, ambasadorin e Kosovës, Sami Ukelli dhe Konsullen e Nderit të Shqipërisë, Anita Winter.
Teksti: Driter Gjukaj
Fotot: Fiona Murtaj
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n